DYLON

Mospranimi i Kosovës në UNESCO është një lajm i keq

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri në postimi ne tij në facebook ka thënë se është një lajm i keq që Kosova nuk arriti të pranohet në UNESCO dhe njëkohësisht indinjues.

Ja shkrimi i plotë të Ymerit në Facebook:
Mospranimi i Republikës së Kosovës në UNESCO është një lajm i keq për ne dhe njëkohësisht indinjues. Fatkeqësisht Asambleja e kësaj agjencie të OKB-së, agjenci kjo që është e thirrur t’i mbrojë dhe çojë përpara vlerat e të drejtat universale për zhvillim kulturor e arsimor të popujve, sot vendosi bazuar në partikularitetin e interesave të ngushta mes shteteve të caktuara dhe avancimit hegjemonist të Serbisë dhe Rusisë.

EkoHigjiena

Ofensiva diplomatike e Serbisë e ushtruar gjatë kësaj kohe kundër pranimit të Republikës sonë në UNESCO e dëshmon shumë qartë atë që të gjithë e dinë, e që disa nuk po duan ta kuptojnë, Serbinë e kemi armik që nuk zgjedh mjete për të na luftuar. Sa më të urtë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, aq më e egër ajo ndaj nesh. Prandaj me të nuk mund të merremi vesh e të dialogojmë pa ndryshuar thelbësisht njëherë ajo. E, aq më pak t’ia plotësojmë kërkesat në Kosovë.

Megjithë rezultatin negativ për Kosovën gjejmë rastin të falenderojmë përzëmërsisht Republikën e Shqipërisë, Ministrat Bushati e Kumbaro, si dhe vendet mike që sinqerisht e mbështesin Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.