DYLON

Moskandidimi i Albin Kurtit nuk nënkupton tërheqje prej politikës

Avatar photo Redaksia

Deputeti i VV-së, Ilir Deda ka thënë se Albini me moskandidim për kryetar të Lëvizjes po i tregon të gjithëve çka do të thotë të jesh një idealist.

“Albini me moskandidim për kryetar të Lëvizjes po i tregon të gjithëve çka do të thotë të jesh një idealist, aktivist politik i përkushtuar për kauzë të drejtë, dhe i jep mësim të gjithëve në punën e vazhdueshme dhe të palodhshme për Kosovën më të mirë. Me Visarin, me Albinin, me krejt Lëvizjen deri në fitore!”, shkruan Ilir Deda në Facebook.

EkoHigjiena

Kurse, Ylli Ylli Hoxha ka thënë se Albini nuk po tërhiqet, por po i kthehet popullit.

“Mos kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes VV nuk nënkupton tërheqje nga angazhimi politik, por përqendrim të energjisë së tij në terren dhe në organizatë. Duke u liru prej obligimeve administrative dhe protokalare të kryetarit, Albini nuk po tërhiqet, por po i kthehet popullit, aty ku është më i dobishëm dhe i rëndësishëm, në mbështetje të kauzës së drejtë të Lëvizjes VV”, shkruan ai në Facebook.