DYLON

Mosha ideale që fëmijët të nisin larjen e dhëmbëve

Avatar photo Redaksia

Sipas mjekut italian Frnacesco Martinelli, është mirë që fëmijët të nisin larjen e dhëmbëve kur janë një vjeç e gjysmë ose dy vjeç, pasi kjo është një kulturë, e cila mësohet që në momentet e para të nisjes së vetëdijësimit të fëmijëve.

Në këtë mënyrë, sipas mjekut, të gjithë ata që pasurojnë dhëmbët e tyre me fluor që kur janë të vegjël, kanë më pak mundësi për të vuajtur nga problemet me karriet e dhëmbëve.

EkoHigjiena

Ka edhe disa prova specifike mikro-biologjike që mund të bëhen në moshë të re për të ditur nëse në zgavrën e gojës të foshnjës tuaj kolonizohen apo rriten baktere të cilat mund të shkaktojnë përthithjen e ushqimit të fëmijëve dhe moslejimin e ngopjes së tyre, apo baktere të tjera që dëmtojnë dhëmbët.

Mosha më kritike kur dhëmbët e fëmijëve nisin të kalbëzohen dhe të bien është ajo 6 vjeçare, në të cilën çdo prind duhet të bëjë kujdes maksimal ndaj dhëmbëve të fëmijëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.