DYLON

Mosdorëzimi dhe qëndresa me armë e udhëheqësit Rexhep Malaj u bë mesazh për brezat

Mosdorëzimi dhe qëndresa me armë e udhëheqësit Rexhep Malaj u bë mesazh për brezat
Redaksia

Shkruan: Ismet Sylejmani

Udhëheqësi e Komandanti i Partisë së Luftës së Kosovës, Heroi i Kombit Rexhep Malaj, me rënien e Tij duke luftuar me armë në duar, dha mesazhin historik se tani e tutje s’ka dorëzim, s’ka më burgje, s’ka qeli për udhëheqësit dhe drejtuesit e mëdhenj të ilegales shqiptare!

EkoHigjiena

Ajo rënie heroike në dyluftim e betejë titanike e Udhëheqësit dhe Heroit të Kombit Rexhep Malaj, së bashku me shokun e bashkëveprimtarin e Tij, të riun revolucionar, Heroin e Kombit Nuhi Berisha, ishte kambanë alarmi për çdo veprimtar shqiptar të organizuar dhe u bë vija e kuqe për çdo organizatë ilegale politike, patriotike e atdhetare shqiptare në Kosovë e Vise!

Udhëheqësi Rexhep Malaj ra duke mbrojtur atë për të cilën kishte vepruar e jetuar gjatë veprimtarisë së Tij të bujshme revolucionare, duke u lënë brezave të ardhshëm shembullin se burgjet nuk do të mund të mbusheshin më me të burgosur politikë, atdhetarë shqiptarë!

Mosdorëzimi dhe qëndresa me armë e Udhëheqësit Rexhep Malaj u bë mesazh për brezat!

Pas Tij, Udhëheqësi e Heroi i Kombit Afrim Zhitia e Heroi i Kombit Fahri Fazliu, dhe më vonë UÇK me Komandantët e saj legjendar Adem Jasharin, Gjeneralët Fehmi Lladrovcin, Luan Haradinajn, Zahir Pajazitin e dhjetëra e qindra të tjerë e bëri realitet platformën madhore të Komandantit të Partisë së Luftës së Kosovës, Udhëheqësit Rexhep Malaj!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.