DYLON

Mos u tutni, LDK e Gjilanit dëshmoi se i beson pozita të larta gruas!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Është e vërtetë që qeverisjes së re të krijuar Iu deshën dy muaj kohë që në një formë apo tjetër do të kompletohet. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe kohore u dëgjuan zëra nga më të ndryshmit, të cilët gjoja se shqetësoheshin shumë për gjendjen e krijuar. Në fakt, duket se i shqetësonte më shume fakti se nuk mundeshin edhe nuk po munden me i  ra n’fije Lutfi Hazirit, e po mos i thënçin lider atij që lehtë mundesh me i ra n’fije!

Për t’i lexuar ideologjitë, më pëlqen kogja shumë… Por, kur i përkthejmë dhe i krahasojmë me realitetin, na del një paradoks i llojit të vet.

EkoHigjiena

Nuk jam ndonjë eksperte e politikave lokale, por nuk do të thotë se nuk marrë vesh në to, aq sa kam mësuar nga përvoja e viteve të kaluara.

Një pushtet, gjurmët e të cilit ende freskët po na ndjekin me të bëmat e të pabëmat e tyre, nuk e mohoj se më vie mirë që disfata e thellë e pësuar, sado pak i zgjoi nga gjumi dhe amullia qe i kishte kapluar, tash po e vërejnë qarte se: ‘çka asht dashta me u ba e çka jo’… Mes të tjerash, sa mirë që më në fund u kujtuan të flasin për pozitën e femrës në institucione!

Pa e pasur ndërmend, më nxiti të reagoj kolegia ime e mandatit e kaluar ne KK,(shih shkrimin: Përfaqësimi i femrës në këtë qeverisje është zhgënjyes), dikur në pozicionin e pozitës, që u pa prej avioni se në mënyrë flagrante ka shkelur Ligjin për Barazi Gjinore. E vërtetë që kemi reaguar e kritikuar, me fokus të veçantë, çështjen e  trajtimit të barabarte gjinorë në institucione, duke përfshirë edhe LDK-në, dhe si rezultat i këtyre reagimeve kemi arritur të bëjmë ndryshim në përbërjen e komiteteve, përveç në atë për Politike dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete, por nuk do të thotë se nuk do të kritikojmë tutje veç se tash i përkasim taborit pozitë. Femra, gjithmonë në veprimin tonë politik ka pasur një rëndësi të veçantë dhe do ta ketë.  

LDK-ja, tashmë ka një femër e cila udhëheq Kuvendin Komunal ne Gjilan (nuk po vetknaqemi), për dijeni të atyre që harruan, Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës dhe që nga paslufta e deri më sot është hera e parë që një gruaje në Gjilan i besohet një pozitë e tillë. Dhe, për femrën në përgjithësi të drejtojë një institucion të tillë, është punë e madhe.

Nuk e di çka t’i them kësaj pune?! Po të kishte vepruar më mirë qeverisja e shkuar, dhe kritikat e tyre sot do të zinin vend dhe ndryshe do të merreshin parasysh, por nuk na lanë ndonjë histori të mire dhe nuk konsideroj se na shërbejnë si shembull, e aq më pak për pozitën e femrës në vendimmarrje.

Drejtoritë komunale nuk i voton asambleja komunale. Janë emërime politike. Këtë të drejtë e ka ekskluzivisht Kryetari i Komunës. Në rregull, por nuk do të thotë se nuk duhet të ketë  më shumë femra në ekzekutiv. Por, kur jemi te interesat e përgjithshme të femrave dhe përbërjet e komiteteve, thërras të gjitha gratë këshilltare, partitë politike, në veçanti shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesen e kuvendit që të angazhohen që femra të jëtë e pozicionuar në mënyrë të merituar, dhe duke respektuar Ligjin për Barazi Gjinore.

Shoh se miqtë e mi i shqetëson mendimi se ‘në LDK femra nuk ka hapësirë të vepron’, por për këtë ju siguroj se nuk është e vërtetë. Rrini të relaksuar! Ne po punojmë dhe jemi në rrugë të mirë. E them këtë sepse, nuk kam njohur ndonjëherë qeverisje pa defekte deri tani, as LDK-ja nuk është e pagabueshme, por, kemi dhënë dhe duhet ta mbajmë premtimin publik  që të punojmë dhe  sa më pak të gabojmë.

Prandaj, mos u ngutni, ne sapo kemi filluar! /2lonline/

Shpresa Kurteshi
Këshilltare komunale e LDK-së

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.