“Mos u bëfsh për te mjeku” thuajse është bërë një postulat famëkeq për qytetarët e Kosovës. Është e kuptueshme që askush me dëshirë s’do të donte të shkonte në vizitë tek mjeku, por vizitat në spitale e ambulance janë domosdoshmëri sa here që ne ndjejmë përkeqësim shëndeti.
Faton BISLIMI
Arsyeja kryesore që na bënë neve të shkojmë tek mjeku është nevoja për shërim. Pra, neve na duhet një shëndetësi që shëron.
Ajo që kemi pare deri më tani ka qenë shpeshherë veçse kamuflim i gjendjes së stërkequr në sistemin tone shëndetësor. Një emergjencë e rinovuar me pllaka të reja, e mure të lyera bukur, dhe një TV e pushimore për pacientë, është gjë e mirëseardhur por jo e mjaftueshme për një shëndetësi që shëron.
Edhe në këtë aspekt, ngjashëm sikur në sistemin arsimor, kryesisht problemi është shikuar si diçka që mund të zgjidhet me ripërtëritjen materiale të sistemit. Jo domosdoshmërish.
Përveç kësaj, në sistemin tone shëndetësor duhet investuar shumë më shumë në ndryshimin e perceptimit të punonjësve shëndetësor kundrejt pacientëve, në kulturën e shërbimit, si dhe në vlerësimin që duhet dhënë mantelbardhëve.
Kanadaja, një vend mik yni, vlerësohet botërisht për një sistem shëndetësor cilësor dhe funksional. Kanadaja ofron një shëndetësi publike që shëron. Sistemi shëndetësor kanadez financohet nga qeveria, përmes fondit publik të sigurimit shëndetësor që paguhet direkt nga taksapaguesit vendas.
Kosova, duke qenë një vend shumë me I vogël se Kanadaja, ka mundësi të shumta që të realizojë një sistem shëndetësor që shëron duke sjellë në dritë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe të njëjtin duke e vënë në dispozicion të financimit direkt të sistemit tone shëndetësor.
Implementimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është stërvonuar tanimë. Kjo do të mund të bëhej në bashkëpunim me një vend siç është Kanadaja duke marrë parasysh përvojën e tyre, e bile edhe ndihmën e tyre buxhetore në këtë drejtim, pasi që jemi vende shumë miqësore.
Unë besoj se Kosova mund të ofrojë një shëndetësi që shëron. Këtë mund ta bëjmë bashkë, duke nderuar matelbardhët për punën e tyre, si dhe duke respektuar e ndihmuar pacientët me nevojat e tyre, në çdo kohë.
#134LDK
#44FatonBislimi
#MeVjosenKryeministre
E sponsorizuar