DYLON

“Mos të flasim me diasporën vetëm në dasma e ahengje, por, t’i ftojmë në një dialog”

Avatar photo Redaksia

Ish kandidati për të partin e Prishtinës nga AAK-ë, Besnik Tahiri ka thënë se diaspora mund të ofrojë shumë mundësi të mira për Kosovën, por sipas tij ata duhet të ftohen në dialog përmabjtësor, e jo të flitet në ahengje e dasma.

Tahiri këto komente i ka bërë në rrjetin social Facebook, ku ka vlerësuar se përmes një komunikimi të mençur kjo mund të bëhet.

EkoHigjiena

Ky është postimi i tij në Facebook:

“Të flasim me Diasporën për potencialin ekonomik të komunave

Ekonomia lokale kërkon qasje strategjike të investimeve të cilat pa dyshim mundë të vijnë nga gra e burra të vendit tonë që tanimë janë treguar të suksesshëm në tregun perëndimor.

Përmes një komunikimi të mençur që për bazë e kanë kapitalin natyror që ekziston në komunë, udhëheqësit lokal duhet të krijojnë të gjitha mundësitë dhe stimulimet për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik lokal.

Mos të flasim me familjarët e miqtë tanë vetëm ne dasma e ahengje, por, t’i ftojmë në një dialog përmbajtjesor pasi që kanë çka të na ofrojnë, padyshim!”.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=174038

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.