DYLON

Mos pranimi i Kosovës në UNESCO është një lajm shumë i keq për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Lufta agresive diplomatike e Serbisë e cila tërë fushatën e saj kundër anëtarësimit te Kosovës në UNESCO e mbështeti në një strategji fashiste, dhe raciste, madje duke e krahasuar Kosovën edhe me ISIS/in, sot fitoi.

Kjo Sjellje e Serbisë tregon se ajo nuk është një vend miqësor në raport me Kosovën, por një vend armiqësor. Prandaj, rruga që ka zgjedhur qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi. Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë.

EkoHigjiena

Fatkeqësisht kësaj fushate agresive të Serbisë, diplomacia kosovare në vend se ti përgjigjej me fakte dhe argumente se ishte regjimi kriminal i Serbisë ai i cili posaçërisht nga viti 1990 duke kulmuar në 98 e 99, zbatoi politikë shtetërore për të çrrënjosur kulturën trashëgimin dhe çdo vlerë tjetër që lidhet me identitetin dhe historinë e Kosovës, përkundrazi diplomacia kosovare kësaj fushate serbe iu përgjigj me disa vizita në Paris dhe takime duke dërguar mesazhe se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është çështje e kryer. Mos pranimi i Kosovës ne UNESCO është fiasko e diplomacisë së Kosovës.

Shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë gjithë miqtë e Kosovës të cilët lobuan dhe votuan në favor të Kosovës.

NISMA për Kosovën

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.