DYLON

Mos ndizni goma, do të gjobiteni

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyrtarë komunal nga drejtoria përkatëse kanë kërkuar nga qytetarët e Komunës së Kamenicës që të mos ndezin goma gjatë ditës së nesërme, pra për një maj.

Ata thanë se dëshirojnë të njoftojnë të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës se praktika dhe dukuritë jo të mira të ndezjes së gomave për një maj janë të ndaluara me ligj.

EkoHigjiena

Drejtori i Shërbimeve Publike Faton Jakupi, ka bërë thirrje që të mos ndizen goma gjatë ditës së nesërme.

“Për shkak të ndotjes se ambientit dhe dëmeve të tjera që shkaktojnë qoftë shëndetin e njeriut etj, jemi të obliguar që të bëjmë thirrje për mos ndezjen e gomave. Çdo person që zihet duke ndezur goma do të gjobitet konform ligjit”, ka thënë Jakupi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.