DYLON

Mos i votoni mashtruesit!

Mos i votoni mashtruesit!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Secila parti politike është përballur me zyrtarë dhe kandidatë mashtrues, profiterë, të padijshëm, arrogantë e idiotë.

EkoHigjiena

Mos i futni në lista!

Nëse i keni futur, atëherë anëtarësia të mos i mbështesë.

Nëse e ka tradhtuar partinë një herë, i ka realizuar interesat e veta, ai/ajo do ta bëj përsëri. Ndëshkojeni. Nuk e ka vendin në Kuvend!

Mos votoni kandidatë që viktimizohen.

Ata janë njerëzit më të poshtër që ekzistojnë. E bëjnë viktimën për t’iu marrë votën dhe për të mbuluar mashtrimin.

Shumë shpejt dalin listat.

Do t’i shihni kush janë kandidatët.

Analizoni mirë!

Shikoni të kaluarën e tyre në aspektin kombëtar.

Mos mbështesni familjarë të UDB-ashëve.

Nëse ndonjëherë u jepet rasti, kërkojuni të lexojnë dy rreshta.

Nëse ia dalin pa gabime, atëherë mund ta shqyrtoni kërkesën e tyre për votë.

Në lista do të keni edhe kandidatë që kanë qenë në legjislaturën e fundit. Ata kanë realizuar interesat e veta personale dhe tani duan të përfundojnë ato që u kanë mbetur në gjysmë.

Ndëshkoni me votë!

Ata nuk e meritojnë të jenë përfaqësuesit tanë.

Mos i mbështesni idiotët!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.