Nëse e keni zakon që të shkoni të flini menjëherë pas dushit me kokë të lagur, lexoni disa nga arsyet se pse nuk duhet ta bëni më këtë veprim. Ndihmojnë në përhapjen e baktereve/kërpudhave: jastëku është vendi ideal ku mund të rriten një gamë e gjerë mikrobesh, bakteresh, kërpudhash etj. Këto mikroorganizma ushqehen nga lëkura e vdekur e kokës dhe shumohen në kohë shumë të shpejtë.
Shkakton dhimbje koke: temperatura e trupit ulet deri në temperaturën e dhomës, në fazat e para të gjumit. Kjo gjë mund të shkaktojë të ftohura dhe dhimbje të mëdha koke të nesërmen. Dëmtohen flokët: flokët e lagur janë më të brishtë se flokët e thatë. Nëse flini me flokë të lagur, ato mund të krijojnë maja të dyfishta dhe mund të këputen sepse fërkohen me jastëkun.