DYLON

Mos evitimi i defektit në sistemin e gypave të ujësjellësit irriton zhegranët

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qytetarët e Zhegrës së Gjilanit janë ankuar për një defekt që ka mbi pesë ditë që është paraqitur në sistemin e gypave të ujësjellësit mu në qendër, ku ka rrjedhje te pakontrolluar të ujit e nuk riparohet.

Projekti i ujësjellësit është financuar nga qeveria Zvicerane dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe ka kushtuar mbi 200,000 euro. Përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit te ujësjellësit është Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas qytetarëve zhegranë edhe pse ata janë te njoftuar për defektin, deri me tani ata nuk kane ndërmarrë asnjë veprim për të ndalur rrjedhjen e pakontrolluar te ujit. A thua kujt do t’i faturohen këto harxhime të mëdha ujit, pyesin ata. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.