Mos e teproni me kafe

Abuzimi me kafe mund të jetë diçka që nënvlerësohet, por që shpesh çon në një varësi të vërtetë. Është ky alarmi që ngrihet nga një studim i drejtuar nga Laura Juliano e American University i publikuar në “Journal of Caffeine Research”.

Studimi vë në pah se shpesh personat nuk e kuptojnë se janë të varur nga kafeina, edhe në rastet kur e përdorin në shtatzëni apo kur kanë probleme të theksuara kardiake.

“Efektet negative të kafeinës nuk janë shpesh të njohura si të tilla, sepse bëhet fjalë për një drogë shoqërisht të pranuar dhe konsumuar në mënyrë rutinore.

Por shumë persona mund ta konsumojnë kafenë pa dëme, por për disa të tjerë krijon varësi fizike, por edhe mendore”, shprehet Juliano. Sipas saj personat e shëndetshëm në moshë madhore nuk duhet të konsumojnë më shumë se 400 mg kafeinë në ditë, ndërsa femrat shtatzënë jo më shumë se 200 gramë, ndërsa personat që vuajnë nga ankthi, pagjumësia dhe problemet urinare duhet ta reduktojnë në mënyrë të ndjeshme pirjen e saj.

KOMENTE