DYLON

Mos e mbani teshtitjen?!

Avatar photo Redaksia

Teshtitja është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit tonë nëpërmes të cilës nxjerrim bakteret dhe viruset nga hunda. Gjatë teshtitjes, ajri nëpërmjet zgavrave të hundës fluturon me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë. Nëse ndalim teshtitjen, ky presion kthehet në ndonjë pjesë tjetër të trupit që mund ta dëmtojë.

Ky është një refleks i fortë dhe mund të shkaktojë dëmtimin e daulles së veshit dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit, ashtu që mund të plasin kapilarët në sy, shpjegon mjeku njujorkez Erich Vogt për “Business Insider”.

EkoHigjiena

Ndalja e teshtitjes mund të ndikojë edhe në humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje të rënda. Ndalja e teshtitjes mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru, e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.