DYLON

Mos e leni anash vdekjen e dyshimtë të preshevarit Besnik Osmani, gjetur në territorin e Kosovës!

Mos e leni anash vdekjen e dyshimtë të preshevarit Besnik Osmani, gjetur në territorin e Kosovës!
Avatar photo Redaksia

Një ditë më vonë, pas vdekjes tragjike të të riut Agon Musliu, qytetarët e Gjilanit dhe ata të Preshevës, përjetuan një tjetër lajm të kobshëm e pikëllues: gjetja e trupit te pa jetë të Besnik Osmanit, bashkëkombës yni nga Presheva, në territorin e Komunës së Gjilanit.

Besniku ishte zhdukur që nga 24 marsi i këtij viti, kur kishte tentuar të kthehej nga Kosova në vendlidjen e tij në Preshevë.

Sipas lajmeve të atëhershme në mediat tona, atij iu kishte ndaluar kthimi në Preshevë, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Muqibabë, me pretekstin e masava të pandemisë të Covid 19, dhe se, në përpjekje për të gjetur rrugë tjera për tu kthyer te familja e tij në Preshëve, Besnikut i humbet çdo gjurmë.

EkoHigjiena

Vdekja e tij e cilësuar si e dyshimtë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më jep të drejtën morale si qytetar e bashkëkombës, aq më parë si përfaqësues i qytetarëve të komunës së Gjilanit, të kërkoj nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, hetime për zbardhjen e rasti në tërësi, të rrethanave të vdekjes se Besnik Osmanit.

Besnik Osmani, ishte nga ata djemt e shumtë që iu bashkua luftës për çlirimin e Kosovës Lindore.

Duke bashkëndjerë me familjen Osmani dhe bashkëkombësit luginas, atyre u shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta për vdekjen e më të dashurit të tyre, Besnik Osmani!

Shefik Surdulli /këshilltar komunal, PDK – Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.