DYLON

Mos e bëni historinë kombëtare duke qenë provincial!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Dikush mund të thotë dhe mendojë se kjo çfarë po ndodhë në parlamentin e Kosovës është jodemokratike. Por nuk ështe ashtu. Në fakt është një lojë shumë interesante legjitime ne mes oponentëve politik e ka faza kur është edhe argëtuese!

Epo le të jetë se ka kohë që ne televizionet tona nuk shfaqet ndonjë serial i tipit ”kafeneja jonë” kështu qe le të jetë se edhe kemi nevojë për një vazhdim të llojit ”parlamenti ynë” !

EkoHigjiena

Gjithçka është në rregull. Edhe loja politike edhe kalkulimet politike. Fundi i fundit për atë arsye ekziston rendi demokratik dhe konkurrimi i subjekteve politike se cili do fitojë më shumë nga hiseja e pushtetit. Dhe le të më thotë ndokush se nuk e ka ditë që subjektet politike si LDK,PDK,AAK etj, Janë krijua-transformua më tepër si nevojë e të qenurit në pushtet e kjo mund te vleje edhe për VV edhe pse kjo është një histori pak më ndryshe nga ato të tjerat.

Pra në demokraci loja luhet me rregulla të konkurrencës dhe kush është më i miri dhe më i qëndrueshmi fiton! Por Kosova nuk e ka një kulturë demokratike e as një sistem të instaluar burokracie mbi vlera demokratike. Ka kinse një të tillë! D

he mu për këtë arsye nuk e ka një komoditet të tillë që gjërat të ia lërë rrjedhës demokratike. Sepse gjithçka është e ndikuar dhe uzurpuar nga interesat e politikës ditore kështu që është i domosdoshëm solucioni/zgjedhja!

Ndryshe po të kishte një shtet funksional ku pushtetet e ndara do funksiononin të pa varura nga ndodhitë politike ditore, atëherë do ishte mirë që të kishim një serial argëtues politik që aktualisht po ndodhë!

Realisht shteti do funksiononte e ne do kishim argëtim dhe demokracia Do me thënë veset ose rregullat demokratike do avancoheshin në të mirë të të gjithë neve.

Por, në këso kushtesh po e përsëris edhe njëherë duhet gjetur zgjidhëjen. Ku është ajo? Në këso kushtesh të mjerimit shtetëror-demokratik, të qëndrimeve politike inatçore, provinciale të sjellura nga provinca në polisin e dëshiruar demokratik e i cili për fat të keq nuk ekziston është e vështirë!

Në kushte tjera ajo ose ay që ka një detyrë provizore dhe nuk mundet nga ajo të nxjerrë rezultatin e dëshiruar të cilin të paktën një shumicë e këtij populli të lodhur skajshmërisht e pret.

E ajo është tërheqja!Tërheqja për hir të së vërtetës se në këtë vend ka pasur qeveri të formuara edhe pa qenë rezultat i koalicionit parazgjedhorë. E nëse atëherë kishte mundësi ligjore dhe për qëllime kushedi çfarë, krijoheshin pari institucionesh, pse s’paska mundësi tani!

Çdo njeri që ka pak dinjitet dhe dashuri për vendin e tij do të tërhiqej dhe do të i bënte udhë opsionit që pretendon zgjidhjen!

Hapni sytë se nesër nuk do të u njoh historia por ka rrezik që do ngeleni në të si e/i tillë çfarë as ju nuk do ta dëshironit!

/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/