Mos bini pre e mashtrimit përmes SMS-ve, kinse në emër të Postës së Kosovës
Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura u kanë dërguar edhe sot SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës.
“Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Posta njofton se prezenca e saj është vetëm në kanalet zyrtare:
Web-faqe: www.postakosoves.com,
Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/
Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe,
Numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.
“Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.
Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet tutje në njoftim.
“Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante!”, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE/
