DYLON

Mos bëni punë sa për sy e faqe!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Është për t`u habitur se si qeveria në ikje e  komunës së Dardanës në fundin e mandatit e kurorzojnë me asfalt të ri një pjesë të hapësirave pran QKMF të Dardanës, edhe pse kjo formë, qeveritarët zakonisht e ruajnë për fushatë zgjedhore.

Kjo metodë mashtruese nuk ka fituar simpatinë e qytetarëve pas zgjedhjeve të këtij viti, ani pse qytetaret meritonin këto kushte minimale shumë më herët.  

EkoHigjiena

Gazetarë  të Klubit të Gazetarëve “D-Press” i komunës së Dardanës, kanë regjistruar këto pamje jo inkurajuese në shtrirjen e asfaltit pran QKMF-së, sidomos kur bëhet fjalë për temperaturat e ulëta e që nuk preferohet shtrirja e asfaltit në këtë stinë dimri. Mediat e këtushme bëjnë thirrje përgjegjësve komunalë të mos bëjnë punë sa për sy e faqe.  Gazetarët dardanas janë shprehur se Komuna e tyre jo vetëm që ka mungesë të madhe të investimeve në projektet e asfaltimit të rrugëve të qytetit, periferisë dhe fshatrave, por edhe aty ku po asfaltohet rruga, po bëhet pa asnjë mbikëqyrje serioze, ndërsa mbikëqyrësit marrin shpërblime për rolin e tyre, pavarësisht që janë pasiv dhe nuk e bëjnë punën e tyre si duhet.

“ Po të ekzistonte mbikëqyrja profesionale dhe serioze në këtë asfaltim, dikush do të merrte përgjegjësi për këtë kualitet aq të dobët të asfaltit, por edhe do të rikthehej përsëri projekti aty ku ka filluar më parë”, kanë thënë gazetarë nga Dardana./Rexhë Hasani/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.