Naser Morina kandidati i PD-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka thënë se fushata zgjedhore po mbaron dhe se gjatë këtyre ditëve është parë që ai nuk ka premtuar autostradë, hekurudhë e aeroport, por ka premtuar një qeverisje të drejtë, administratë më efikase, investime te barabarta në fshat e qytet.
Po ashtu ka premtuar punësim sipas meritës dhe kritereve ligjore, arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë, ambient më të pastër, subvencione për fermerë dhe prodhues vendor, infrastrukturë moderne, avancim te rolit te femrës në vendimmarrje, kushte më të mira për mirëqenien qytetare.
“Unë nuk kam obligime ndaj militantëve partiakë, klaneve dhe grupeve tjera te interesit. Unë kam obligime vetëm ndaj qytetarëve të cilëve do t’iu shërbej me drejtësi, ndershmëri e devotshmëri”, ka thënë Morina i Partisë së Drejtësisë.
Sponsorizuar nga PD