DYLON

Morina – Bunjaku: Për më shumë se dy dekada vendi frymon me emrin e strategut, komandantit e luftëtarit, heroit Agim Ramadani

Morina – Bunjaku: Për më shumë se dy dekada vendi frymon me emrin e strategut, komandantit e luftëtarit, heroit Agim Ramadani
Avatar photo Redaksia

Në shënimin e manifestimit tradicional “Ditët e Agimit” nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku në emër të kryetarit Hyseni falënderoi të gjithë përfaqësuesit politik lokal e qendror, si dhe përshëndeti të gjithë familjet e dëshmorëve.

Në fjalën e saj, Morina – Bunjaku tha se për më shumë se dy dekada vendi frymon me emrin e komandantit dhe luftëtarit, Agim Ramadani.

EkoHigjiena

“Për më shumë se dy dekada ky vend frymon me emrin e strategut, komandantit, luftëtarit – njeriut të kësaj Gryke të Karadakut – heroit Agim Ramadani. Emri Agim gjithmonë synon simbolikën e një lindjeje të re, po për më shumë se kaq, emri i Agim Ramadanit u bë e po jeton si simbol lirie e simbol bashkimi në luftën e UÇK-së.

Për më shumë se dy dekada, ne jemi të bashkuar këtu me emrin e Agimit në emblemën tonë në ndërtimin e lirisë e shtetit si institucione e si popull. Secilin vit e njohim më mirë veten tonë duke parë e njohur Agimin tonë; muzën e tij në pikturë e shkrime letrare –  dhe emrin e tij si luftëtar, si Muzë të lirisë sonë; si muzë të zhvillimit tonë e si përpjekje për t’u bërë pjesë e ëndrrave të heroit tonë – Agim Ramadanit”, tha nënkryetarja Morina – Bunjaku.

Nënkryetarja Morina – Bunjaku, gjithashtu, tha se edhe 24 vjet pas, Agimi është ende muza jonë.

Ndryshe, dje është mbajtur tubimi qendror “I këndojmë Agimit” për nderë të 60-vjetorit të lindjes së heroit, Agim Ramadani, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe këngëtarë të estradës kosovare.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.