DYLON

Morina Bunjaku: Do të avancojmë më shumë në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Morina Bunjaku: Do të avancojmë më shumë në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
Avatar photo Redaksia

“Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, ishte tema e diskutimit të mbajtur në Prizren nga zyra e Komisionerit për Gjuhët pranë Kryeministrisë së Kosovës.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, duke folur për vështirësitë dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tha se Komuna e Gjilanit ofron nivel të duhur të zbatimit të ligjit dhe thuajse të gjitha dokumentet e kërkuara lëshohen sipas kërkesave.

EkoHigjiena

Ajo tregoi se pos përkthyesit e gjuhës serbe, kanë në funksion edhe përkthyesin për gjuhën e shenjave.

“Ne jemi të hapur të avancojmë edhe më shumë në zbatimin  e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

Për përdorimin e gjuhëve dhe zbatimin e ligjit kanë folur edhe drejtoresha e IOM-it Anna Rostocka. Shefi i UNMIK-ut pêr të Drejtat e Njeriut Jerome  Bouyjou, njëherësh edhe përfaqësues i Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Ndërsa Avokati i Popullit Naim Qalaj, foli për të drejtat gjuhësore që janë element i rëndësishëm i të drejtave të njeriut.

Derisa është prezantuar raporti nga ZKGj-ja “Niveli i zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në komuna dhe gjykata.

Po ashtu është diskutuar edhe për zbatimin  e ligjit në gjykata dhe iniciativat dhe zhvillimet e certifikimit të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësor, rishtazi për gjuhën rome.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.