Monuni: Fushata e vaksinimit kundër tërbimit të kafshëve të egra ka filluar!
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me MONUNI si implementues, ka nisur fushatën vjeshtore të vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.
“Vaksinimi realizohet nga ajri, përmes avionëve të vegjël që shpërndajnë në mënyrë të kontrolluar vaksina të vendosura brenda karremave ushqimorë, duke synuar kryesisht dhelprat si bartëse kryesore të kësaj sëmundjeje”, thuhet në njofitmin e Kompanisë Monuni.
Ky proces përfshin të gjithë territorin e vendit, me përjashtim të zonave urbane dhe sipërfaqeve ujore.
KUJDES!
Nëse gjeni vaksina pranë vendbanimeve tuaja, përdorni doreza për t’i larguar ose groposur. Nëse vaksina bie në kontakt me sy, gojë apo hundë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
