(2L ONLINE) – Padyshim se proceset politike, sidomos të vendeve në tranzicion siç është Kosova do të kenë përballje më të ashpra në terrenin politik derisa të implementohen praktika e mirëfilltë demokratike perëndimore.
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
Në rastin e Kosovës, shumë procese përbrenda por edhe të regjionit të Evropës perëndimore gjegjësisht gjeopolitikave rajonale ndërlidhen me krijimin e lidershipit kredibil, gjithëpërfaqësues dhe gjithëpërfshirës, për vet faktin se mandati I tanishëm do të ketë rrolin përfundimtar të rrjedhave politike jo vetëm vendore e fqinjësore por edhe rajonale.
Rëndësia më e madhe ka të bëjë me përngutinë e marrjes – dhënies së statusit të kandidatit Serbisë në muajt në vijim por edhe të ngritjes së nivelit të përgjegjësisë në drejtësinë kosovare duke e pasur parasysh kriterin për liberalizim të vizave për Kosovën e që emëruesi I përbashkët do të jetë sundimi I ligjit gjegjësisht gjykimet për krim të organizuar dhe korrupsion që deri më tani pothuajse asgjë nuk është ndërmarrur në këtë drejtim.
1.
Vendi ynë ndodhet në një kolaps lëvizjeje për shkakun e injorimeve institucionale, duke marr parasysh edhe atraktivitetin e treguar por edhe kërkesat e bëra qysh moti dhe të përsëritura vazhdimisht nëpër Raportet e Progresit të BE-së, të cilat në çdo gjashtë muaj gjendjen e skanuar në vend e pasqyrojnë qartësisht për ata që dinë dhe dëshirojnë të kuptojnë rëndësinë e plotësimit të standardeve me qëllim të avancimit të vendit drejt familjes së madhe evropiane.
Deri më sot vullneti partiak përmes premtimeve me data “të sakta” ka treguar se ekziston si teori, por në fakt avancimi plotësimit të kritereve dhe standardeve nuk ka lëvizur aspak e sidomos që prej fillimit të negociatave me Serbinë përmes ndërmjetësimit të SPJS-së znj. Ketrin Eshton, ku trumbetohej në avancim dhe “fitore” të Kosovës, por realiteti tregon se sot Serbia pret t’a marrë Statusin e vendit kandidat përderisa Kosova nuk I ka filluar as bisedat, e aq më keq që vitet e mëhershme kishim të nënshkruar marrëdhënien kontraktuale me BE-në e që sot edhe ky akt nuk ekziston dhe as që ka pasur tendencë të përtrirjes së saj.
2.
Për që Kosova ësht sebep i Serbisë për marrjen e Statusit të vendit Kandidat të BE-së, kjo nuk do koment e as që nuk bënë të dyshohet. Kapitulli I 35 I negociatave ndërmjet BE-së dhe Serbisë është përfundimi I bisedimeve bazë të cilat I kishte nisur znj. Tahiri me z. Stefanoviq e që I thelluan ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve. Por për t’I përfunduar këto bisedime, është normale që Serbisë I duhet një personalitet gjegjësisht Kryeministër kosovar me afera, i shantazhuar dhe I dobët moralisht me qëllim të kapërcimit sa më të lehtë të Serbisë në bisedat përfundimtare para nënshkrimit të marrëveshjes paqësore të të dyja vendeve.
3.
Nuk është pahirë vizita e Kryeministrit serb z. Vuçiq në Gjermani por edhe të pritjes së tij me protokollin më të lartë shtetëror nga kancelarja znj. Merkel në Berlin ku tregon një përulje serbe karshi faktorit kyç të BE-së gjegjësisht Gjermanisë por këtë rast do të duhej që t’ shfrytëzoj edhe lidershipi kosovar me zgjidhjen e problemeve të brendshme të cilat po I krijon Serbia, por sidomos të fillimit të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe caktimin e datës për përfundimin e demarkacionit e që është element shumë me rëndësi në mardhëniet ndërkombëtare të avancimit të Kosovës drejt anëtarësimit në mekanizmat e jashtëm ndërkombëtar, pasi që me këtë element do të përmbyllim kushtet e shtetësisë së Kosovës e cila ende nga disa shtete mike serbe konsiderohet si pjesë e Serbisë e që elementi I njohjes së kufirit gjegjësisht njohje reciproke e territorit nënkupton përfundimisht njohje edhe të sovranitetit të shtetit I cili kriteret tjera të shtetësisë I ka të plotësuara që moti.
Rezyme
Popullsia e Kosovës nga statistikat vendore tregon se është me mbi 65% e koncentruar ne viset rurale ku edhe shkollimi e avancimi intelektual, e sidomos në tema të nivelit më të lartë nuk janë në gjendje të përfillin interesin e momentumit politik.
Andaj tani I nevojitet shtresës intelektuale që përfundimisht të fillojë rezonimin e interesit shtetëror, të gjithëmbarshëm dhe gjithëpërfshirës para atij personal, klanor apo të ndjenjës së frikës për të vepruar, duke biseduar jo vetëm me përfaqësuesit serb, qoftë edhe me dreqin e të birin por me një qëllim, që shtetësia e Kosovës të përmbyllet përfundimisht si një vend ku mbretëron paqja, stabiliteti institucional por edhe si faktor I ndërgjegjshëm politik në rajon por edhe më gjerë.
Vendit në mos deri më tani por TANI I duhet një lidership I fuqishëm dhe intelektual I cili ka guximin t’i shtyjë proceset e vendit përpara qofshin ato kritere drejt avansimin apo jo; Vendi duhet të ecën në binarët e botës së civilizuar me faktorin elitar në krye të vendit dhe jo matrapazëve, të shantazhuarve e personave me krahun e forte por ata që dinë, munden, guxojnë dhe e duan Kosovën si një shtet ku shumë gjenerata kanë sakrifikuar për të ardhur në këto di të sotme.
Koha e muskujve dhe premtimeve ka kaluar, tani vlen vepra, strategjia dhe guximi politik. /2L ONLINE/