Viteve të fundit kemi parë futbollistë shqiptarë në shumë vende të botës, që kanë dëshmuar cilësitë, duke qenë vendimtarë në ato skuadra ku aktivizoheshin. E në mesin e shumë vendeve, është edhe Zvicra, ku lojtarët shqiptarë, janë të shumtë.
Vlen të shikojmë skuadrën nga liga e dytë, FC Wohlen, që në mesin e saj, ka hiq më pak se dhjetë shqiptarë.
Me fanelën me numrin 20 është edhe 23 vjeçari shqiptar nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, Samir Ramizi.
Kjo skuadër ka regjistruar një sezon të mirë, duke mbetur e dyta në radhitje me 64 pikë, pas FC Lugano me 74 pikë, e cila është inkuadruar në elitën e futbollit zviceran.
Merita të mëdha në këtë sukses të Wohlenit kanë edhe futbollistët shqiptarë, që aktivizohen rregullisht, në mesin e tyre edhe Ramizi. Momentet më të mira për këtë vit të tërnocasit mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=14919