DYLON

Molotovi është shpikje sovjetike

Avatar photo Redaksia

Siguria është sistem dhe mënyra se si i qasen këtij sistemi Haxhi Shala dhe Burim Ramadani është mediokre. Drogë me kamionë hynë edhe në SHBA dhe ata këtë e evidentojnë sikur se e kanë evidentuar këtë që hynë në Kosovë. Edhe në SHBA, por edhe kudo në botë, kjo punë nuk mund të bëhet pa oficer të korruptuar. Problemi qëndron te vullneti politik për t’i parandaluar këto aktivitete.
Deri sa në SHBA dhe vendet e zhvilluara klasa politike në përgjithësi ka vullnet politik për të përkrah sistemin e sigurisë, në vendet e pa zhvilluara, e ku bën pjesë Kosova jonë, klasa politike në këtë drejtim ka përkrahje të parcializuar.

Gjithnjë duke mos dashtë në asnjë moment për të justifikuar mënyrën se si është qeverisur dhe qeveriset ky sistem, subjektet politike nga vjen z Ramadani dhe z. Shala nuk kanë dhënë edhe një element më të vogël se kanë vullnet për te qeverisur ndryshe në përgjithësi me Kosovën (pak më mirë).

EkoHigjiena

Tani më, mostrat i kemi; Prishtina dhe komunat e Dukagjinit. Plus, minus 10% me mirë ose më keq, nuk e anon peshoren nga e mira e kërkuar. Kemi dy vite qeverisje të VV dhe mbi 60 milion euro tenderë të dhënë firmave të tyre.

Në anën tjetër sistemi i sigurisë në Kosovë ka defekte serioze dhe këto më së paku lidhen me subjektin e zëvendësministrit Hoxha, ngase kuadri komandues në polici, në FSK dhe ai udhëheqës në AKI i përkasin të ashtuquajturit krahu i luftës ku bën pjese edhe subjekti i z.Ramadani. Ndërkohë që pa një kërkim të shumtë, mundë të konstatoj se AKI ka më shumë përkrahës të VV se të LDK, prandaj zoti Shala gjeje “Molotovin”, është shpikje sovjetike!