Lauratët nga Kosova dolën faqebardhë dhe fitimtarë në festivalin “Etolies De Paris” në Francë, duke rrëmbyer çmimet e vendeve të treta, të dyta, të para dhe çmimin kryesor të festivalit, “Grand Prix”.
Pjesëmarrëse në festival ishin :
Ilda Nuhiu, e cila fitoi edhe çmimin kryesor “Grand Prix”.
Donika Mehmeti, çmimin e vendit të parë.
Erona Maliqi, e cila fitoi vendin e parë për muzikë folk.
Lina Demiri, e cila fitoi çmimin e parë.
Alea Dvorani, me vendin e parë si soliste dhe vendin e dytë në muzikë instrumentale.
Rina Rexhepi, me çmimin e vendit të dytë, vendin e parë në vallëzim, vendin e tretë në piano.
Dineta Abazi, me çmimin e vendit të dytë dhe vendin e tretë në muzikë instrumentale.
Rina Uka, me çmimin e vendit të dytë.
Luna Salihu, me çmimin e vendit të tretë.
Mjellma Mehmeti, e cila fitoi vendin e tretë në muzikë instrumentale.
Alisa Dvorani, me diplomë në këndim.
Falë organizatës “Mollëkuqet”, kjo ftesë e cila erdhi nga drejtoresha, Juliana Tomachek, është bërë e mundur me bashkëpunimin e ngushtë të drejtoreshës, Arta Haziri-Nuhiu, e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon punën dhe mbështetjen për të gjithë talentët shqiptarë. /2LONLINE/