“Mollëkuqet” shënojnë sukseset e radhës në rrafshin ndërkombëtar

“Mollëkuqet” shënojnë sukseset e radhës në rrafshin ndërkombëtar

“Mollëkuqet” shënojnë sukseset e radhës në rrafshin ndërkombëtar. Të pathyeshme në garat ndërkombëtare, dhe premtuese për të ardhmen. Ditë më parë udhëtuan për në Lituani, me ftesë për të marrë pjesë në Festivalin më të madh garues “Kaunas Talent-2018”, me dy garuese nga Kosova dhe Drejtoresha e “Mollëkuqet”, Arta Haziri-Nuhiu si anëtare e jurisë profesionale të Festivalit.

Një përvojë e mirë dhe një garë e fortë, është vlerësimi i të gjithëve, sepse në këtë festival ishin pjesëmarrëse 45 shtete të ndryshme me mbi 150 solistë nga e gjithë bota. Kosova ishte për herë të parë pjesë e kësaj gare, dhe u munduam në maksimum ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës degjësisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme profesionale, një shtet i ri por me shumë talentë nga të gjitha fuushat e artit e muzikës. Duke u vlerësuar kështu, ne kemi marrë ftesë për pjesëmarrje edhe nga Gjermania, Armenia, Italia, Zvicra, Izraeli, Turkia, Polonia etj. Një sukses i jashtëzakonshëm, sepse ishte hera e parë.

Pjesëmarrja jonë në këtë festival u shpërblye edhe me çmime; Edisa Ahmedi fitoi çmimin Vokali më i mirë, ndërsa ilda Nuhiu zuri vendin e parë si Solistja më Sharmante. Poashtu, edhe unë si anëtare e Jurisë Profesionale të Festivalit, kam marrë Çertifikatë si anëtare Korrekte e Jurisë. Me fjalë të tjera, jemi shumë të kënaqura me paraqitjen e “Mollëkuqeve” në këtë festival , seps etë jeshë pjesë e një gare me këtë konkurencë dhe këtë numër aq të madh shtetesh, e të shpërblehesh me çmime, është punë e madhe dhe premtuese për të ardhmen.

Faleminderojmë Drejtoreshën Ona Zhukiene e cila na mirëpriti ngrohtësisht dhe na bëri që të kalojmë mirë dhe të ndjehemi komode në gjithë aktivitetin brenda dhe jasht festivalit. Gjithashtu, faleminderim të veçantë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, që i besoi projektit tonë, vendosshmërisë dhe vullnetit të madh për ta përfaqësua Kosovën denjësisht në këtë gare ndërkombëtare dhe që mbështeti financiarisht pjesëmarrjen tonë.

Arta Haziri – Nuhiu

KOMENTE