DYLON

“Mollëkuqet” nga Kosova, në mbështetje të talenteve shqiptare dhe promovimin e tyre në arenën ndërkombëtare!

“Mollëkuqet” nga Kosova, në mbështetje të talenteve shqiptare dhe promovimin e tyre në arenën ndërkombëtare!
Redaksia

Nga: Arta Haziri Nuhiu

Sukses i jashtëzakonshëm në festivalin ndërkombëtar “Istanbul Dream” në Turqi.

EkoHigjiena

Me misionin për të mbështetur, promovuar dhe krijuar mundësi për talentet e reja nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë, organizata kulturore “Mollëkuqet” nga Kosova ka shënuar një sukses të veçantë në festivalin dhe garën ndërkombëtare “Istanbul Dream” në Turqi, ku morën pjesë përfaqësues nga 23 shtete të botës.

Organizata u përfaqësua nga :

Ilda Nuhiu, e cila fitoi çmimin e kategorisë D. Krahas saj, “Mollëkuqet” mbështeti edhe disa talente të reja, të cilat shkëlqyen me rezultatet e tyre në këtë garë ndërkombëtare:

Erdenej Sali – fitoi vendin e parë në instrumentin e klarinetit.

Bora Selmani – fitoi vendin e tretë në instrumentin e pianos.

Dea Taipi nga Shkupi – fitoi vendin e dytë në kategorinë e saj, si dhe çmimin special të festivalit.

Emili Kasa nga Tirana – u shpërblye me dy çmime: vendin e dytë në kategorinë e saj dhe çmimin special të konkursit për interpretimin e muzikës turke.

Një sukses i veçantë është edhe fakti se Erdenej Sali dhe Bora Selmani morën ftesë nga drejtori i festivalit për të qenë pjesë e festivalit Golden Harmony, duke dëshmuar potencialin dhe talentin e tyre artistik.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte pjesëmarrja e drejtoreshës së organizatës, Arta Haziri Nuhiu, në panelin ndërkombëtar të jurisë, ku përfaqësoi shtetin e Kosovës. Për pjesëmarrjen dhe kontributin e saj, ajo u nderua nga drejtori i festivalit me trofeun e panelit të jurisë dhe certifikatën zyrtare të festivalit.

Organizata “Mollëkuqet” shpreh mirënjohje dhe komplimente të veçanta për organizatorët e festivalit Tolga Gurdil , për profesionalizmin, mikpritjen dhe progresin e vazhdueshëm që po dëshmojnë në zhvillimin e këtij eventi ndërkombëtar, i cili po krijon gjithnjë e më shumë mundësi për artistët e rinj nga vende të ndryshme të botës.

Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe rëndësisë së mbështetjes së artistëve të rinj, si dhe një tjetër hap i rëndësishëm në promovimin e kulturës shqiptare dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

“Mollëkuqet” vazhdon misionin e saj për të qenë pranë talenteve të reja, pa dallim vendi apo prejardhjeje, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja për artin, kulturën dhe gjeneratat e reja shqiptare në botë.

Mollëkuqet – sepse çdo talent meriton mbështetje dhe mundësi për të shkëlqyer!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.