“Mollëkuqet” ftohen në Bjellorusi

“Mollëkuqet” ftohen në Bjellorusi

Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në Festivalin ndërkombëtarë me karakter garues “Lemari”, që do të mbahet në Minsk të Bjellorusisë, nga 13 deri më 15 prill të vitit 2018.

Arta Haziri – Nuhiu, drejtoresha e kësaj Qendre ka bërë me dije se janë e vetmja Qendër Kulturore në Kosovë që kanë marr ftesë për ta përfaqësuar Kosovën dhe ka premtuar se këtë do ta bëjnë sa më denjësisht.

Ajo tha se solistët që do të marrin pjesë në këtë festival janë nxënësit e “Mollëkuqet” ku do të përzgjidhen më të mirët dhe se ka prmetuar rezultate të mira.

“Po ashtu, kam marrë ftesë edhe unë që të jem pjesë e jurisë. Shpresojmë të japim më të mirën tonë të mundshme qysh edhe e kemi dhënë deri më tani në Festivale e ngjarje tjera kulturore” , ka thënë Arta Haziri – Nuhiu, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet” nga Gjilani.

KOMENTE