DYLON

“Mollëkuqet” e Gjilanit përfaqësojnë denjësisht Kosovën edhe në Slloveni

“Mollëkuqet” e Gjilanit përfaqësojnë denjësisht Kosovën edhe në Slloveni
Avatar photo Redaksia

Profesoresha Arta Haziri – Nuhiu, drejtoreshë e Qendrës Kulturore “Mollëkuqet”, po vazhdon përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në Bled të Sllovenisë, në Festivalin  “Bled Golden Microphone”, Kosova u përfaqësua nga Qendra Kulturore“Mollëkuqet” nga Gjilani, me katër solistet: Elona Jakupi, Elza Hajdini, Djellza Rexhepi dhe Daorsa Sopa si dhe me drejtoreshën Arta Haziri – Nuhiu, si anëtare e jurisë profesionale.

“Solistet tona u nderuan me mirënjohje dhe medalje ari për performancat e shkëlqyera gjatë interpretimit të tyre”, thotë Arta Haziri – Nuhiu.

Përndryshe, pjesë e këtij festivali ishin pjesëmarrësit edhe nga shtetet si: Sllovenia, Kroacia, Malta, Bullgaria, Rumania, Mali i zi etj.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Qendrës Kulturore “Mollëkuqet”, Arta Haziri – Nuhiu, i ka ftuar pjesëmarrësit për të qenë pjesë e festivalit internacional të këngës për fëmije që do të mbahet me datë 22 dhe 23 shtator në Gjilan.

Arta Haziri – Nuhiu është njëra ndër artistet më aktive në kuadër të reprezentimit të shtetit tonë me talentë të rinj në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë se në muajin prill ajo ishte pjesë e festivalit për fëmijë në Bjellorusi ku kishte korrur rezultate shumë të mira.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.