DYLON

Modelja, Angela Martini dhuron 30 mijë dollarë për Shqipërinë

Avatar photo Elife Sherifi

Pas shumë artistëve në Kosovë që u ndodhën pranë të prekurve nga tërmeti,  modelja e cila lansoi në treg edhe një libër, Angela Martini do të dhurojë 30 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti.

Modelja e njohur i  ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka hedhur në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.

EkoHigjiena

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.

Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti, ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar”, ka shkruar Anxhela krahas fotos me faturën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.