(2LONLINE) – Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë janë parë si një revolucion qyetatarë ndaj pakënaqësive që kanë pasur në (keq)qeverisjen e Komunave, një revolucion i tillë qyetartë ishte bërë edhe në Komunën e Vitisë, ku vitiasit i dhanë fund keqqeverisjes së Nexhmedin Arifit që për dy mandate këtij vendi i la një grumbull borxhesh.
Duke shpresuar se Komuna e Vitisë në krye me Sokol Halitin të bëjë ndryshimet e kërkuara, por si duket edhe vet kryetari Haliti është në hallë me presionin e brendshëm të militantëve politik të LDK-së të cilët që në fillim të mandanit kërkojnë rehabilitimin e tyre në administratës komunale në Viti.
E një nga arsyet pse vitiasit nuk ja dhanë besimin edhe për një mandat të tretë Nexhmedin Arifit ishte pikërisht rehabilitimi i simpatizantëve të tij dhe familjare pra administrata komunale në Viti ishte shëndruarr në çerdhe të punësimeve të simpatizantëve të tij, ai kishte punësuar shumë njerzë në poste banale për të cilat një kryetar komune nuk ka nevojë, por kjo është e kaluara mandej për këtë ai është ndëshkuara me votë.
Tani Sokol Haliti duhet të dëshmoj se ai nuk shkon pas hapave të ish kryetarit Arifi, por si po duket presioni i simpatizantëve të tij( interesit personal për një vend pune) është shumë i madh. Qysh në 100 ditshin e qeverisjes të tije shihet se ai ka rrëshqitur nga platforma e premtimeve të tij për një qeverisje të mirë, sepse ai ka rehabilituar militantët e tij në Komunë, që nga shoferi, asistentja, shefi i kabinetit por edhe në zyrën e kryetarit të kuvendit.
Është për tu habitur se kuvendi komunal i Vitisë, shoqëria civile dhe opozita nuk ngrehin zërin kundër këtyre punësimeve jo-ligjore, kundër formimit të çerdhes së re të nepotizmit dhe klanizëmit politik në viti . Njerzitë e Nexhmedin Arifit nuk mund të bëjnë zë sepse vet ata e kanë mizën nën plis! Ndërkaq edhe për brenda LDK-së ka pakënaqësi të theksuara sepse ka shumë të atillë që kanë votuar për ndryshime substancionle dhe jo kozmetike, ndërsa disa nga ta janë të hidhëruara pse ata nuk janë pjesë e qeverisjes bashkë me Sokolin.
Një shoqërie aktive demokratike nuk do të kishte lejuar që një kryetar i ri të përsërisë gabimet substanciale të një kryetari që ata e kanë larguar me vullnetin e tyre politik duke mos dëshiruar që ai të rikthehet, fatkeqësisht po bëhet një rikthim në aspektin e qeverisjes ( keqqeverisjes).
Tani vetëm se janë ndërruar emrat e kryetarit dhe partisë por jo edhe mënyra e qeverisjes. Keq për qyetarët e vitisë të cilët edhe kësaj here janë mashtruar me demagogjinë, Haliti ka kohë të dëshmoj se ai nuk është i tillë dhe se mund të bëjë ndryshimet e kërkuar.
Por nëse i pyesni qytetarët aktiv të Vitisë lidhur me qeverisjen 100 ditore të tij ata do ta vlerësonin si të dështuara dhe fajin për këtë i bartë partia e tij bashkë me kuvendin e Vitisë dhe shoqërinë civile të cilët po rrinë duar kryq e vetëm po shikojnë rrëshqitjen e tij në moçalin e keqqeverisjes. /2lonline/
Ardian BERISHA