DYLON

Mobilizohen strukturat e LDK-së në Gjilan

Mobilizohen strukturat e LDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur takimi me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ku janë zhvilluar disa takime në grupe më të vogla për shkak të respektimit të masave anti-COVID-19.

Qëllimi i takimit ka qenë përgatitor për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pas disa javësh, ku edhe është aktivizuar shtabi zgjedhor, të cilit do t’i prijë kryetari i Degës, Lutfi Haziri.

“Këto takime janë zhvilluar me frymë të jashtëzakonshme të unitetit e mobilizimit, në mënyrë që të arrihet fitorja e madhe në zgjedhjet parlamentare”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së .

EkoHigjiena

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, i ka falënderuar të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen enorme në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur.

Ai konfirmoi se janë aktivizuar afro 1 mijë veprimtarë në Gjilan, të cilët do të punojnë natë e ditë për fitoren e madhe.

“Të gjithë burrave e grave, të rinjve e të rejave, ju them faleminderit pafund për mbështetjen e vazhdueshme. Lista e LDK-së për deputetë do të jetë listë reprezentative e me integritet të lartë, të cilët komunës sonë do t’i sjellin programe për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve. Unë apeloj të gjithë rugovistët që si gjithmonë të punojnë natë e ditë, për ta bërë dallimin e madh me partitë tjera”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.