DYLON

Mobilizohen për shërbime sa më të shpejta për bashkatdhetarët

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Administratës komunale ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën u raportua për punën 5 mujore të kësaj drejtorie. Fillimisht zv. kryetari i komunës Hasan Aliu ka njoftuar gazetarët me aktivitetet aktuale të komunës së Vitisë, e njëkohësisht për angazhimet në mobilizimin e sektorëve të ofiqarisë për shërbime sa më të shpejta për bashkatdhetarët në kohën e pushimeve verore.

Aliu ka theksuar se edhe këtë vit, janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për ofrim sa më të mirë të shërbimeve, duke u shpreh të gatshëm edhe në zgjatjen e orarit të punës në sektorin e ofiqarisë.

EkoHigjiena

Ndërkaq drejtori i Administratës komunale Isak Sadiku, ka theksuar se kjo drejtori si gjithnjë është e përkushtuar në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Duke folur për punën 5 mujore të kësaj drejtorie, Sadiku ka thënë se për këtë periudhë janë lëshuar rreth 18.500 dokumente, ndërsa ka përmendur edhe vështirësitë siç është mungesa e ekstrakteve të lindjes, që ka ndikuar paksa tek qytetarët, megjithëse ky është një problem në nivel vendi.

Në këtë konferencë për shtyp, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet që kanë ndaj komunës, me qëllim të rritjes së inkasimit të tatimit në pronë, e cila do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e investimeve nëpër lokalitete./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.