DYLON

MKRS ndanë buxhetin për ndërtimin e palestrës sportive në Viti

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit e Komunës së Vitisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës ka ndarë një buxhet për ndërtimin e palestrës sportive në këtë komunë.  Kjo palestër pritet të ndërtohet në afërsi të fshatit Drobesh  dhe kapaciteti i saj do të jetë për një mijë ulse.

Për këtë vit MKRS ka ndarë një buxhet për projektin e  ndërtimit të Palestrës Sportive në Viti. Në shkresën e dërguar nga kjo ministri në adresën e kryetarit të Komunës Sokol Haliti thuhet se  përveç se se kjo ministri ka ndarë buxhetin për ndërtimin e palestrës sportive kërkon që kjo komunë  të merr të gjitha hapat e duhura për realizimin e këtij projekti që shihet si shumë i rëndësishëm për qytetarët vitias.  

EkoHigjiena

Palestra Sportive në Viti parashihet të këtë një kapacitet prej 1000 ulëseve , ndërkaq objekti parashihet të jetë i standartizuar  dhe atë në mënyrë që të plotësojnë kriterët për zhvillimin e garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu parashihet se ky objekt do ti plotësojë kushtet për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti e ka mirëpritur vendimin e MKRS-së për ndërtimin e  kësaj palestëre sportive duke e quajtur si jetike për sportin dhe kulturën në Viti. Ai mandej e ka falenderuar MKRS-në për ndarjën e këtij buxheti, duke theksuar se komuna të cilën ai e udhëheq do ti bëjë të gjitha pregaditjet që kërkohën nga Ministria përkatëse.

“Do të bëjmë të gjitha pregatitjet paraprake të cilat kërkohen nga MKRS-ja gjithashtu dua ta falenderoj këtë ministri për ndarjen e buxhetit për ndërtimin e palestrës sportive në Viti” u shpreh Haliti.

Ndërkaq  vitin që lam pas Kuvendi Komunal i Vitisë kishte ndarë parcelën për ndrëtimin e palestrës sportive  në Viti dhe atë në fshatin Drobesh, por vendimi për ndarjen e buxhetit për ndërtimin e saj është marrë ditë më parë nga MKRS-ja.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.