DYLON

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër – Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër – Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Botërore të Teatrit, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatër 2024.

Në mesin e atyre që u nderuan me çmime ishte edhe regjisori gjilanas, Erson Zymberi.

EkoHigjiena

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”.

Arsyetim: Për inskenimin dhe trajtimin e materies së dendur psikologjike dhe dramaturgjike, estetikën minimaliste në skenë, ndërtimin e strukturave narrativo-vizuale e përdorimin e hapësirën në rang performativ, ndërlidhjen e skenave dhe intensitetin dramatik të dramës familjare, për punën me aktorët, heshtjen e gjatë dhe tensionin skenik, pasqyrimin mbresëlënës ndaj shkrirjes së kufijve të dramës familjare dhe fatit social, që prek emocionalisht spektatorin dhe e benë atë pjesë intensive të shfaqjes. Çmimi Kombëtar për Regjinë më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2024, i ndahet regjisorit Erson Zymberi, në shfaqjen “Djali”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.