DYLON

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Letërsi

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Letërsi
Avatar photo Redaksia

Sot, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022.

Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

EkoHigjiena

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet z. Zejnullah Rrahmanit.

Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet z. Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

Çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja” t’i ndahet z. Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”.

Çmimi për vepër më të mirë në kritikë dhe estetikë “Ibrahim Rugova” t’i ndahet z. Haqif Mulliqit për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.

Çmimi për vepër më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj ne gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjeter Bogdani” t’i ndahet Znj. Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e letërsisë. /2LONLINE/