DYLON

MKRS ndan 60 mijë euro për Federatën e Volejbollit

Avatar photo Redaksia

Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së e Federatës së Volejbollit të Kosovës. Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FVK-në me 60 mijë euro, për pjesën e mbetur të programit të këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, përgëzoi FVK-në për punën e deritashme dhe sukseset e treguara. Ai e konfirmoi mbështetjen për FVK-në, duke u zotuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.

EkoHigjiena

Siç kemi bërë të ditur në disa raste, nëpërmjet këtyre memorandumeve të bashkëpunimi, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.

Gjatë ditëve në vijim, MKRS-ja do të nënshkruajë memorandume të ngjashme edhe me disa federata.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.