DYLON

MKRS-ja investon rreth 1milion e 300 mijë euro në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot dy Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit, nëpërmjet të cilave investon në këtë komunë 598 mijë euro për “Renovimin e Stadiumit të Qytetit të Gjilanit” dhe 625 mijë euro për “Ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Zhegër.”

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i vlerësuan lartë projektet përbashkëta mes ministrisë dhe komunës, me çka do të krijohen kushte dhe lehtësira për zhvillimin e përgjithshëm të sportit në këtë qytet.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë me komunat e Kosovës dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se me këto investime kapitale në Gjilan, do të krijojnë kushte më të mira dhe në përkim me standardet moderne për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të sportit, sidomos në kohën kur sporti i Kosovës po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e gjertanishëm dhe u shpreh se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në të mirë të interesave të qytetarëve të kësaj komune.

Ai u shpreh se me këto projekte kapitale për Gjilanin, ndikohet dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës në sport dhe gjithashtu krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e sportit në këtë komunë.

Përveç këtyre dy memorandumeve, MKRS-ja sivjet investon rreth100 mijë euro për renovimin e Teatrit të Gjilanit dhe rreth 20 mijë euro në Sahat Kullën e këtij qyteti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.