DYLON

MKRS-ja investon 1 milion e 500 mijë euro për Palestrën e Sporteve në Viti

Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e investimeve kapitale në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, me qëllim “Ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Viti”, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 1 milion e 500 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i vlerësuan lartë projektet përbashkëta ndërmjet ministrisë dhe komunës, të cilat janë të dobishme dhe në interes për gjithë qytetarët e kësaj komune.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në fushat që mbulon MKRS-ja.

Më tej Shala shtoi se kjo Palestër moderne, do të krijojë kushte shumë të mira dhe në përkim me standardet bashkëkohore, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të sportit në këtë vend.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e gjertanishëm, në shumë projekte me rëndësi për Komunën e Vitisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari Haliti më tej u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të veçantë, meqë Komunës së Vitisë i ka munguar një objekt i tillë, dhe shtoi se me këtë investim kapitale, ndikohet dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës së sportit në këtë vend, dhe gjithashtu krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e sportit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.