DYLON

MKK për HIV/AIDS mbanë Kuvendin e parë pas reformimit të tij

Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Shëndetësisë Izet Sadiku sot është mbajtur Kuvendi i 23, gjegjësisht takimi i parë pas reformimit të Mekanizmit Koordinues të Kosovës MKK, i cili është pjesë e arkitekturës së Fondit Global në Republikën e Kosovës dhe mekanizëm koordinues që përfaqëson te gjithë grupet e interesit te angazhuara në luftë kundër HIV/AIDS dhe TB-së në vend.

Në këtë takim Zëvendësministri Sadiku, ju dëshiroj mirëseardhje anëtarëve të rinj, ku i ka njoftuar ata me historikun e MKK-së, duke vënë në theks të veçantë sukseset e deritanishme gjatë viteve të funksionimit të këtij Mekanizmi.

EkoHigjiena

Në Kuvend, është bërë pranim-dorëzimi i anëtarësisë së re dhe janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme që për qëllim kanë funksionimin sa më të mirë të MKK-së.

Po-ashtu, në takim janë prezantuar edhe projektet e ardhshme për TB dhe HIV nga mbështetësi i këtij programi, Fondi Global.

Ndryshe, Mekanizmi Koordinues i Kosovës për HIV/AIDS dhe Tuberkulozë (MKK për HIV/AIDS dhe TB), është trup shumë-sektorial i themeluar në Shkurt të vitit 2004, me qëllim të koordinimit më të mirë, për fuqizimin e përgjigjes kombëtare ndaj këtyre dy sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. Ndryshe, MKK është e organizuar dhe funksionon konform udhërrëfyeseve përkatëse të Fondit Global.

Për më tepër, MKK për HIV/AIDS dhe TB funksionon si grup i koncensuzit nacional që ka për qëllim të promovoj zhvillimin transparent, implementim dhe mbikëqyrjen e projekteve të financuara nga Fondi Global.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.