Mjeti shpërthyes tërhiqet nga FSK

(2LONLINE) – Në fshatin Sllakovc të Epërm të Gjilanit një qytetar ka vërejtur një mjet shpërthyes për të cilën gjë ka raportuar në polici.. Sipas policisë, ai ka raportuar se në pyll afër 500 metra prej shtëpive të fshatit gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes.

Patrulla ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur mjetin e dyshuar i cili gjendej i ngulitur në tokë dhe vërehej vetëm një pjesë e tij, e cila dyshohet se është nga koha e luftës së fundit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit te dyshuar. /2lonline/

KOMENTE