• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Mjete didaktike në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta
Gjilan Info+

Mjete didaktike në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Redaksia 2LONLINE 16 Maj, 2018 2 minuta lexim
 Mjete didaktike në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Shoqata “Handikos” në Gjilan falë mbështetjes së marrë nga Ambasada Amerikane për projektin që ka të bëjë me trajtimin më të mirë të fëmijëve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e Gjilanit, ka shpërndarë sot pajisje dhe material didaktik për dy Institucione Parashkollore dhe dy shkolla.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, ka falënderuar Ambasadën Amerikane për projektin dhe Fatmir Shurdhanin nga Handikos, për implementimin e projektit në dy Institucione Parashkollore dhe dy shkolla, duke vlerësuar se angazhimi për kushte më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta që gjenden në shkollat e Gjilanit është dëshmia më e mirë e sinçeritetit për barazi tek fëmijët.

“Hendikos dëshmon më së miri vullnetin e madh që të jetë në shërbim të fëmijëve dhe nxënësve në forma të ndryshme. Projekti i ambasadës parasheh që për 10 muaj të mbështes këto shkolla me edukatore mbështetës të cilët për këtë periudhë kohore do të ndihmojnë në punën me fëmijët me nevoja të veçanta. Sot janë bërë shpërndarja e pajisjeve të ndryshme teknologjike për këto institucione duke mos harruar edhe materialin didaktik që është shumë i rëndësishëm”, ka thënë drejtori Gagica.

Ai potencoi se ky projekt që është i përbashkët mes Ambasadës Amerikane, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe “Handikos”-it, do të jetë në shërbim të nxënësve dhe arritjeve të tyre më të mira në fushën e dijes dhe integrimit krahas të gjithë fëmijëve të tjerë në shoqëri.

Kurse nga ana e tij Fatmir Shurdhani, ka thënë se projekti parasheh angazhimin e mësimdhënësve mbështetës, pajisje më të mira, mjete të konkretizimit etj me qëllim që edhe fëmijët me nevoja të veçanta të arrijnë në nivelin e duhur të shkollimit.

Etiketat:aktuale Gjilan Shoqata “Handikos” USAID
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie

21 Maj, 2022
2LTV

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Opinion

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie në selinë e LDK-së

21 Maj, 2022

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

21 Maj, 2022

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

20 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com