DYLON

Mjerimi i Isa Mustafës!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

/2L ONLINE/ – Seanca e 17 shtatorit 2015 i vërtetoi dy gjëra; fuqinë politike të Hashim Thaçit dhe paaftësinë e Isa Mustafës për të qeverisur me vendin. Përderia fuqia politike e Hashim Thaçit është e bazuar në dobësinë e opozitës dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, paaftësia e Isa Mustafës burimin e ka lojalitetin ndaj Serbisë dhe në varësinë e tepruar ndaj Hashim Thaçit, dyftyrësinë e tij politike, nivelin e ulët etik dhe kombëtar.

EkoHigjiena

Në seancen e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës u vërtetuan vlerësimet e analistëve dhe gazetarëve mbi varësinë dhe lojalitetin e tepruar të Isa Mustafës ndaj Hashim Thaçit, mbi vërtetësinë e faktit se kryeministër faktik dhe njeri më i fuqishëm në politikën kosovare është siq po i thonë mbështetësit e tij, kryediplomati Hashim Thaçi,…si dhe vërtetësinë e faktit tjetër, se njëriu më shpirtëligë, më frikacak, më i korruptuar dhe më i shantazhuar në vendin tonë është Isa Mustafa, lideri diktatorial i LDK-së.

Tashmë besoj se e kanë të qartë edhe deputetët e LDK-së, se lideri i tyre është në pozicionin e gabuar politik. Ai nuk është në qeverisje për të mirën e vendit por për të mirën e Serbisë dhe interesat e Hashim Thaçit, për t’i zgjatur këtij të fundit jetën në skenën politike.

Ajo çka është më e keqja, Isa Mustafës i mungon fuqia politike, ekzekutive dhe vendimmarrëse në të mirë të vendit. Është shëndrruar në majonetë të SHIK-ut dhe shërbimeve tjera antikombëtare dhe antishtetërore.

Përfundimisht në seancën e fundit u dëshmua se kjo qeveri nuk ka forcën dhe legjimitetin për të shkuar tutje me qeverisjen e vendit.
Jo pse po e themë unë, por pse kjo qeveri dhe ky kryeministër kukull nuk janë të zotët të ballafaqohen me problemet reale të shoqërisë sonë.

Një qeveri që pretendon se i ka numrat, që pretendon se është duke e mirëqeverisur vendin nuk i ikë debatit në kuvend, nuk i frikohet kritikave dhe veprimeve të opozitës, e aq më pak reagimit qytetar.
Qeveria e Isa Hashës, me veprimet e fundit ka dëshmuar se nuk është produkt i votës qytetare, por produkt i krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandimit ndërkombëtar për finalizimin e bisedimeve të Brukselit për realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Mosprezenca e Isa Mustafës në seancën e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës i ngjetë një fëmiu frikacak që nuk guxon të hyjë në Odë të burrave pa prezencën e tutorit (prindit, vëllaut apo një mbështetësi tjetër),…në këtë rast Hashim Thaçit.

Në këtë rast, mjerimi i Isa Mustafës përveqse e shpërfaqi dobësinë politike dhe shpirtëligësinë e tij njerëzore, do të thotë tallje me deputetët e kuvendit, kur dihet se vet ai kishte thirrur seancën e kuvendit për informimin e deputetvëve rreth marrveshjeve të nënshkruara në Bruksel që prodhuan Asociacionin e komunave serbe (Zajednicën).

Turpi më i madhë i gjithë kësaj tragjikomedie është arsyetimi paradoksal i Isa Mustafës përmes zëdhënësit të tij Ismet Beqirit; “Nuk e kam zv. kryeministrin këtu, prandaj nuk mund të vijë në kuvend…”, duke rënë në kundërshtim të plotë me hierarkinë qeverisëse të vendit, përmes të cilës gjë e vërtetoi botërisht varësinë si “kryeministër” nga zavëndësi i tij !

Kjo gjendje mjeruese e Isa Mustafës është një impuls shtesë për largimin sa më parë të tij nga pushteti, për çlrimin e vendit nga uzurpatorët dhe debillët politik.

Njiherit Isa Mustafa mbetët ogurzi për të ardhmen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilën nga një parti e besës dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshime pozitive e ka shëndrruar në ngulfatëse të shtetit, lirisë së shprehjes dhe thyrëse të shpresave të qytetarëve për jetë në këtë vend. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.