DYLON

Mjeku i ri gjilanas dorëzon listën me 150 profesionistë shëndetësorë vullnetarë në Ministri

Mjeku i ri gjilanas dorëzon listën me 150 profesionistë shëndetësorë vullnetarë në Ministri
Avatar photo Elife Sherifi

Iniciativa per formimin e grupit me personat që do të ndihmojnë në luftën e parandalimit të Coronavirusit në Kosovë, nisi ne rrjetin social Facebook e që quhet ‘Vullnetaret kundër coronavirusit në Kosovë’, e cila tani ka rreth 4000 anetarë.

Në kuadër të këtij grupi është formuar edhe një platformë për regjistrimin e vullnetarëve, pra profesionistët shëndetesorë që janë të pa punë dhe që kanë shprehur gatishmerinë për të kontribuar në situatën e krijuar.

Kjo data bazë është krijuar nga MSC. Leutrim Murati – Specialist i Shëndetit Publik në mënyrë vullnetare për të ndihmuar organet shtetërore si Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombetar i Shëndetit Publik në Kosovë.

EkoHigjiena

Në këtë databazë janë regjistruar mbi 150 profesionistë shëndetësorë nga të gjitha fushat  si: mjekë, infermierë, laborantë, fizioterapeut, farmaciste, specialistë të shëndetit publik.

Vetë Murati, na njofton për detaje të kësaj data baze, e cila tashmë është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Duke e ditur që situata sapo vjen e po rendohet me numrin zyrtrar te te infektuarve 19, nevoja për vullnetarë duket se do të jetë e pashmangshme. Shtrirja e vullnetareve është pothuajse nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe tashmë kjo databazë është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhim të mëtutjeshëm për arsye që këtë mund ta bëjë vetëm Ministria e Shëndetësisë, pra organizimin e vullnetarëve, shpërndarjen sipas nevojave të secilës Komunë e bën Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Murati.

Ndërsa, Kosova tashmë ka 19 të infektuar me pandeminë botërore, coronavirusi COVID-19.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.