DYLON

Mjekët kontrollojnë nxënësit e Smirës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Këshilli Komunal i Veprimit për Parandalimin e Dukurive Negative neper shkolla,se bashku me një ekipe mjekësore nga QKMF –ja e Vitisë kane filluar sot me kontroll rutinore mjekësore nëpër shkollat e kësaj komune.

Me këtë rast ata kanë vizituar sot shkollën fillore në Smirë. Udhëqesja e këtij ekipi Dr.Vjollca Kadolli-Halili tha se gjate kontrolles së ditës së sotme është vlerësuar se disa nga nxënësit mund të jenë të prekura nga sëmundjet e ndryshme në fyt, mushkëri, lëkurë, dhëmbë dhe devijimet e boshit kurrizor.

EkoHigjiena

“Pas kontrollës mjekësore të cilët ja kemi bërë sot nxënësve të shkollës në fshatin Smirë kemi evidentuar rastet e ndryshme të cilat kërkojnë trajtim mjekësor, ne do të kontaktojmë familjarët apo edhe përgjegjësit e nxënësve me qëllim të parandalojmë përkeqësimin e shëndetit të tyre” u shpreh Dr. Kadolli-Halili./l Online/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.