Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit po vijojnë trajnimin për ultrasonografi Abdominale
Ultrasonografia Abdominale nën mentorimin e Dr.Avni Haziri
Është ky trajnim intensiv 15-ditor mbi ultrasonografinë abdominale organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe realizuar nga SonoKos për mjekët specialistë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit dhe Prizrenit.
Dr. Avni Haziri ka ligjëruar mbi rëndësinë e ekzaminimit me ultrazë, vizualizim dhe prerjet e duhura për ultrazërin abdominal, doplerin e enëve të gjakut dhe teknikat e protokollet e fundit që përdoren në këtë aplikim.
Pjesa praktike është në qendër të këtij trajnimi, teksa të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë ta realizojnë vetë çdo pjesë të ligjërimit. njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. /2LONLINE/