DYLON

Mjekët e QKUK-së në takim me profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në Kanada

Mjekët e QKUK-së në takim me profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në Kanada
Redaksia

Mjekët neurologë të QKUK-së, Shpresa Beqiri Rashiti, Edmond Komoni, Melihate Pushka dhe Edita Malazogu, morën pjesë në një takim me profesionistë shqiptarë të shëndetësisë që jetojnë dhe veprojnë në Kanada, të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto.

Në takim, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës për avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri.

EkoHigjiena

Përmes një videomesazhi, të pranishmit i përshëndeti edhe ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, i cili vlerësoi arritjet e mjekëve shqiptarë në Kanada dhe i ftoi të kontribuojnë me përvojën e tyre në zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.

Ky takim shërbeu për krijimin e lidhjeve të reja profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën shqiptare, në funksion të përmirësimit të kujdesit shëndetësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.