DYLON

Mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar

Mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar
Avatar photo Redaksia

Sot, mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër ‘COVID-19’.

Me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e virusit”.

EkoHigjiena

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit , gjithjnë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.