Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, ”Adem Jashari”, bëjnë të ditur, se për shkak të mjegullës së dendur nuk ka asnjë aterrim apo fluturim në këtë aeroport.
Zyrtarja për informim në Aeroportin e Prishtinës, Valentna Gara, thotë se nga dje pasdite e deri më tash nuk ka pasur fluturime. Ajo tregon se një numër i madh i udhëtarëve po presin në ambientet e aeroportit.
“Pasagjerët i udhëzojë që t’i kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe ata merren me secilin rast veç e veç”, thotë Gara.